Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot një ndeshje jashtëzakonisht të madhe miqësore.
“Dardanët” do të përballen me Zvicrën në “Letzigrund Stadion” në Cyrih në pasditën e sotme.
Ndeshja e sotme do të zhvillohet nga ora 18:00.
Do të jetë kjo ndeshja e parë miqësore mes dy përfaqësueseve.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pritet të luajnë nga minuta e parë për Zvicrën, ndërkohë që te Kosova startues pritet të rikthehen Vedat Muriqi e Amir Rrahmani.
Këto janë formacionet e mundshme:
Zvicra (4-2-3-1): Kobel; Mbabu, Frei, Akanji, Rodriguez; Xhaka, Freuler; Vargas, Shaqiri, Steffen; Embolo
Kosova (4-3-3): Ujkani; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kastrati; Berisha, Dresevic, Domgjoni; Rashica, Zhegrova, Muriqi.
Në Zvicër, poashtu edhe në Kosovë, kjo ndeshje konsiderohet edhe “vëllazërore” për shkak se shumë shqiptarë kanë luajtur dhe luajnë te helvetikët.
Ndryshe, Kosova vjen në këtë ndeshje pas fitores 5:0 ndaj Burkina Fasos, kurse Zvicra nga humbja 2:1 prej Anglisë.