×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Zviceranët i dalin kundër “luanit” të tyre | Granit Xhakës dëshirojnë t’ia heqin shiritin e kapitenit

    Insajderi
    08 December 2022 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Granit Xhaka është një nga futbollistët shqiptar më të mirë në historinë e Kombëtares së Zvicrës. Por, një gjë të tillë nuk po e mendojnë tifozët e ‘Helvetikëve’.

    Një sondazh i publikuar nga gazeta zvicerane ‘Blick.ch’, tregon se një shumicë e madhe e tifozëve nuk e duan kosovarin si kapiten të Zvicrës.

    Në këtë sondazh kanë votuar më shumë se 33 mijë persona, kurse përgjigja “Jo, ai nuk është më një model” ka marrë 69 për qind të këtyre votave, gjë që është tejet shqetësuese për një lider si Xhaka

    Në fakt e vetmja gazetë ‘Blick.ch’ për momentin është duke e përkrahur futbollistin me prejardhja nga Kosova, mediumet tjera përfshi edhe televizionin “SRF” janë të gjithë kundër Granit Xhakës.

    Një moment i tillë ndoshta është pritur nga të gjithë, sepse kur je i mirë je zviceran, kur je i dobët je shqiptar. Këtë shumë mirë e kishte shpjeguar Mesut Ozil pas largimit nga Kombëtarja e Gjermanisë.

    Kjo urrejtje për Granitin vjen pas ndeshjes me Serbinë, ku Xhaka në fundin e ndeshjes barti fanellën e Jasharit, që kishte mesazh të qartë për serbët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark