×
  • Lajme
  • Lajme

    Zvicra: Kemi krijuar 500 vende pune në Kosovë gjatë këtij viti

    Insajderi
    17 October 2022 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërkohë që nga Kosova kanë vazhduar të ikin shumë të rinj drejt vendeve Evropiana, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar se ka krijuar 500 vend punë.

    Ambasada zvicerane në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë këtij viti ka krijuar 500 vende të reja të punës në sektorin privat në vend, shkruan Insajderi.

    Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada e Zvicrës ka thënë se vendet e reja të punës janë krijuar në sektorët e ushqimit dhe përbërësve natyrorë dhe turizmit.

    “Zvicra vazhdon të mbështesë krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e sektorit privat në Kosovë. Vetëm këtë vit, Zvicra kontribuoi në krijimin e 500 vendeve të reja të punës në sektorët e ushqimit dhe përbërësve natyrorë dhe turizmit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark