Kombëtarja e Zvicrës ka bërë të ditur lojtarët që do jenë në ndeshjet e shtatorit.
Hevetikët e kanë nisur mirë rrugëtimin për në EURO 2024.
Ata janë lider në grupin I, me 10 pikë, aty ku bën pjesë edhe Kosova.
Në shtator ata kanë përballë vetës edhe dy teste të tjera, pikërisht edhe ndaj ‘Dardanëve’.
Më 9 shtator ‘Fadil Vokrri’ do jetë nikoqir i këtij dueli.
Zvicra së fundmi ka publikuar listën për dy ndeshjet, në të përfshihen katër shqiptarë.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Uran Bislimi dhe Ardon Jashari e përbëjnë 4-shen.