×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zvogëlimi i numrit të policëve në Veri, vjen reagimi i partisë së Jabllanoviq

    Insajderi
    12 July 2023 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia e Serbëve të Kosovës (PKS) ka reaguar pas njoftimit nga Qeveria e Kosovës se janë të gatshëm të zvogëlojnë numrin prej 25% të Njësisë Speciale në veri të Kosovës.

    Sipas tyre ky është vetëm një truk i keq i marketingut.

    “Njoftimi i Qeverisë së Kosovës për gatishmërinë e saj për të reduktuar për 25% numrin e pjesëtarëve të njësisë speciale të policisë në veri të Kosovës është vetëm një truk i keq marketingu”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Sipas tyre deskalimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm me tërheqjen e plotë të njësisë speciale, heqjen e bazave të paligjshme të ndërtuara me uzurpim të tokës pa asnjë procedurë ligjore dhe formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.

    “Historia e veçantë është edhe një pikë ilegale në urën e Bistricës që nuk ka qëllim tjetër veçse të maksimizojë lëvizjen e qytetarëve dhe të sjellë frikë dhe efekte kërcënuese te qytetarët. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta përjetojë nacionalizmin, i cili ka një ulje prej 25%, që atëherë ta shohin më realisht situatën dhe të kuptojnë se çfarë gabimesh kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë ndaj qytetarëve të Kosovës në veri”, vijon njoftimi.

    Partia e Serbëve të Kosovës, thotë se dialogu i drejtpërdrejt me qytetarët serb është e vetmja mënyrë për zgjidhur situatën e tensionuar.

    Dialogu i drejtpërdrejtë me serbët është e vetmja mënyrë për të de-përshkallëzuar situatën, e çdo gjë tjetër është blerje transparente e kohës dhe tregues se Qeveria e Kosovës serbët i percepton si pjesë të problemit dhe jo si pjesë të zgjidhjes!“.


    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark