Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës në listën e LDK-së, Jetlir Zyberaj, ka falenderuar Behgjet Pacollin për mbështetjen e dhënë ndaj tij.
“I çmoj shumë fjalët i nderuar President. Përkundër se kemi shumë kohë bashkë ne aktivitete politike e diplomatike, kam përshtypjen se kemi edhe shumë punë bashkë për SHTETndërtim”, ka deklaruar Zyberaj.
Pacolli në një intervistë ka thënë Zyberaj është një njeri me eksperiencë.
” Është një njeri i dijshëm dhe një njeri që ka përfituar eksperiencë”, ka thënë Pacolli.
Ndryshe, Jetlir Zyberaj, në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 44.
https://www.facebook.com/watch/?v=1095298427653878