Kandidati për deputet, Jetlir Zyberaj, i cili vjen nga radhët e AKR-së, por që garon në listën e LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se lista e tyre garon për siguri, mbrojtje të shtetit dhe aleancë të përhershme me SHBA-të.
Zyberaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë vizitës së tij në Gjilan e Kamenicë ka parë se anamorava është entuziaste për fitoren e LDK-së.
“Gjilani, Kamenica dhe e gjithë anamorava entuziastë për fitoren e projektit të shtetndërtimit. Lista jonë garanton siguri, mbrojtje të shtetit dhe aleancë të përhershme me SHBA si parakusht për zhvillimin e prosperimin e vendit”, shkruan Zyberaj.