Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës në listën e LDK-së, Jetlir Zyberaj, nga Komuna e Rahovecit ka thënë se kanë eksperiencën e duhur për trajtimin e problemeve artificiale.
“Me vizionin e shtet ndërtimit, Rahovecit dhe anadrinisë i garantohet zhvillim, ndërtim me shije perendimore dhe dinjitet.Ne kemi eksperiencën e duhur që Kosovën ta nxjerrim nga qorrsokaku i trajtimit të problemeve artificiale”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.
Ndryshe, Jetlir Zyberaj, në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 44.