Kandidati i AKR-së për deputet në listën e përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jetlir Zyberaj ka thënë se fitorja e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit është e pashmangshme.
“Sa më shumë që afron 14 shkurti, aq më shumë po kuptohet e pranohet programi ynë për SHTETndërtim. Qytetarët në masë, gjithandej Kosovës, njëjtë si këtu në Shtime, po rreshtohen për Shtetin SHTET. Fitorja tashmë është e pashmangshme, lista AKR-LDK nuk është një nga opsionet, por opsioni i vetëm”, ka thënë Zyberaj.