Kandidati për deputet nga radhët e AKR-së, Jetlir Zyberaj ka thënë duhet të ruhet miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zyberaj tha se gjatë viteve të fundit janë ngritur dyshime për marrëdhëniet me Amerikën.
“Problemi më i madh ka qenë dyshimi i ngritur me SHBA”, tha ai.
Tutje ai tha se Kosova asnjëherë nuk ka humbur kur ka qenë palë edhe Amerika.
“Historia ka dëshmuar se aty ku kanë qenë palë SHBA asnjëherë dhe asnjë rrethanë Kosova nuk ka humbur”, tha ai.