×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Zyra e kryeministrit i përgjigjet vetëm me fjalë dokumentarit ku Kosova krahasohet me ISIS-in

    Insajderi
    17 September 2017 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Serbisë ka ndërmarrë një fushatë të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke përfshirë edhe veprimin e fundit, shfaqjen  e një dokumentari për trashëgiminë kulturore të Kosovës, ku kosovarët krahasohen me pjesëtarët e ISIS-it të cilët kanë shkatërruar trashëgiminë kulturore në shumë vende të Lindjes së Mesme.

    Por Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asgjë në lidhje me këtë por është mjaftuar me vetëm një komunikatë për media përmes së cilës e ka dënuar shfaqjen e këtij dokumentari në Paris, para një audience të përzgjedhur e që kanë rol në lobingun e UNESCO-s.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson të ulët, racist dhe të paprecedent filmin dokumentar të qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, thuhet në komunikatë.

    Dokumentari i Serbisë kundër Kosovës në UNESCO, premierë në Paris

    Sipas Zyrës se Kryeministrit, shfaqja e filmit dokumentar përpara ambasadorëve të vendeve anëtare të UNESCO-s, me përmbajtje fyese për Kosovën, në kuadër të fushatës kundërshtuese ndaj anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, “është përpjekje në vazhdimësi për ta denigruar shtetin e Kosovës”.

    Më pas, Qeveria ka vazhduar të konkludojë se “trashëgimia kulturore e Kosovës i takon qytetarëve të tij pa dallim, janë të ruajtura dhe të mbrojtura me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”.

    Ka akuzuar Serbinë si penguese kryesore në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO gjë që edhe qëllimi i shfaqjes së dokumentarit por pa treguar nëse Kosova do të ndërmarrë ndonjë hap apo fushatë për të përmbysur pretendimet e Serbisë mbi trashëgiminë kulturore në Kosovë./Insajderi.com

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark