Arb Manaj, futbollisti nga Kosova, është bërë me skuadër të re.
Sulmuesi klinas ka nënshkruar me klubin e njohur kroat, Slaven Belupo.
Ish-anëtari i Trepçës ’89 do të jetë pjesë e skuadrës elitare kroate për dy vitet e ardhshme.
“ Jam i lumtur që kam nënshkruar kontratë me Slaven Belup. Unë di gjithçka për ligën dhe klubin”, tha fillimisht Manaj.
“Kam folur shumë me Hoxhon, me të cilin tashmë kam luajtur në grupmoshat e të rinjve të Kosovës, kështu që pak a shumë më ka shpjeguar gjithçka. Besoj se do të përshtatem shpejt me skuadrën dhe do ta ndihmoj të arrijë rezultatet më të mira të mundshme me lojërat e mia. Kam disa ditë që stërvitem me skuadrën dhe tani më në fund kanë përfunduar të gjitha ‘teknikët’, kështu që mund t’i përkushtohem plotësisht futbollit”, shtoi ai.