Arsenali ka njoftuar se sot (e premte) trajneri, Mikel Arteta ka vazhduar kontratën e tij me klubin deri në vitin 2025.
Lajmi u konfirmua nga vet faqja zyrtare e klubit përmes një komunikate.
Klubi po ashtu ka njoftuar se edhe Jonas Eidevall ka nënshkruar kontratë të re me klubin, i cili është trajner i skuadrës së femrave.
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Mikel Arteta dhe Jonas Eidevall kanë nënshkruar kontrata të reja me klubin”, thuhet në komunikatën e klubit londinez.
Arteta është pjesë e “Tropçinjëve” prej vitit 2016 dhe ka fituar me Arsenalin dy here Kupën FA (2014, 2015) dhe dy here Superkupën Angleze (2015, 2016).