Kampioni i Kosovës, Ballkani ka prezantuar përforcimin e ri për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjala për sulmuesin Almir Kryeziu, o cili së fundmi ishte lojtar i Dritës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nga Suhareka përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë Almir Kryeziu tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kampione. FC Ballkani ka arritur marrëveshje 3 vjeçare me futbollistin”, thuhet në njoftim.