Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka angazhuar edhe një sulmues pas largimit të Albion Rrahmanit.
Të enjten Ballkani njoftoi për afrimin e Arb Manajt. Në vitin e fundit Manaj ishte te Slaven Belupo në Kroaci, por nuk shfaqi shumë. Më parë 25-vjeçari ka bërë karrierë në disa skuadra në Turqi.
Në Kosovë ishte paraqitur me sukses për Trepçën ’89, ndërsa luajti edhe për Dukagjinin e Klinës. Te skuadra kroate, Slaven Belupo, Manaj shënoi dy gola në 27 paraqitje.