FC Barcelona ka arritur ta regjistrojë më në fund sulmuesin spanjoll Feran Torres si futbollit të tyre në Federatën e Fubtollit të Spanjës, shkruan Insporti.com.
Klubi katalan ka njoftuar se kjo është bërë e mundshme pasi mbrojtësi francez Samuel Umtiti pranoi të ulë pagën e tij në kontratën e re që e ka nënshkruar.
Umtiti deri më tani ishte kritikuar nga tifozët e Barcelonës për shkak të pagës së tij të lartë dhe mos pranimit për t’u larguar nga klubi. Megjithatë, drejtuesit e klubit ia kanë vazhduar kontratën deri më 2026 dhe si rrjedhojë kanë regjistruar edhe Torresin.
Barcelona është në krizë financiare dhe borxhe të mëdha. Pas rregullës të re të La Ligës, klubet nuk munden të regjistrojnë futbollistë të rinj nëse nuk kanë bilancin financiar në rregull. /Insporti.com/
Më poshtë njoftimi i klubit:
“FC Barcelona dhe Samuel Umtiti kanë arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën e këtij të fundit deri më 30 qershor 2026. Mbrojtësi francez po ul një pjesë të pagës që duhej të merrte në një vit e gjysmë të mbetur në kontratë”.
“Përmes kësaj zgjatjeje kontrate, FC Barcelona do të jetë në gjendje të rrisë kuotën e saj të ‘fair play-it financiar’ dhe kështu të regjistrohet FerranTorres me Ligën Profesionale të Futbollit Spanjoll”, thuhet në njoftimin e tyre.
Këtë operacion e lehtësoi edhe kalimi në formë huazimi të Philippe Coutinhos te Aston Villa pak ditë më parë.