Ipswich Town e ka kompletuar transferimin e Bersant Celinës në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Reprezentuesi i Kosovës i është bashkuar klubit anglez nga Dijoni në huazim për edicionin 2021/22.
Celina ishte pjesë e klubit anglez edhe në edicionin 2017/18, ku kishte shënuar tetë gola në 28 paraqitje.
“Bersant ka qenë këtu më parë dhe cilësitë e tij janë të padiskutueshme”, ka thënë trajneri i Ipswichit, Paul Cook.
“Ai ka teknikë të mirë, shpejtësi dhe është futbollist ndërkombëtar. Jemi të kënaqur me ardhjen e tij”, shtoi ai.
Ndryshe, Ipswich Town garon në divizionin e tretë të futbollit anglez.