FC Prishtina ka konfirmuar transferimin e Besart Berishës. Gazeta online “Insporti” ekskluzivisht raportoi dy ditë më parë (13 shtator) se Prishtina do ta transferojë ish-reprezentuesin e Kombëtares së Shqipërisë.
“Insporti” raportoi se për Berishën ka qenë në garë edhe Ballkani, por synimi i sulmuesit shqiptar ishte vetëm Prishtina.
Berisha të premten do të jetë në Kosovë dhe më pas do të prezantohet edhe me fanellën e klubit kampion.
Berisha, 36 vjeçar, verën që shkoi u largua nga futboll australian si golashënuesi më i mirë në histori.
Berisha në Evropë ka luajtur për klube si Hamburg (Gjermani), Burnley (Angli) dhe Rosenberg (Danimarkë).
Po ashtu ka 17 paraqitje për Kombëtaren e Shqipërisë.
Ai ishte transferuar në Australi në vitin 2011 duke u transferuar në skuadrën Brisbane Roar. Me Brisbane ai ka fituar dy tituj kampioni. Për një kohë luajti edhe në Japoni.
Në futbollin australian ai ka lënë gjurmë të mëdha, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori, duke shënuar 148 gola. /Insporti.com/