Joao Cancelo edhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me Manchester Cityn.
Mbrojtësi portugez ka zgjatur kontratën me kampionin në fuqi të Anglisë edhe për dy vjet.
Me kontratën e re, 27-vjeçari do të mbetet në klub deri në verën e vitit 2027.
“Manchester City është një klub fantastik, kështu që jam jashtëzakonisht i lumtur që kam nënshkruar këtë marrëveshje të re”, tha ai.