Manchester United ka prezantuar mesfushorin danez, Christian Eriksen si futbollist të tyre. Eriksen ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin anglez, shkruan Insajderi.
Eriksen ka pranuar ofertën e 20-herë kampionit anglez pasi ishte futbollist i lirë në këtë verë.
Mesfushori danez kishte oferta edhe nga dy ish klubet e tij, Tottenham dhe Brentford por që fund vendosi për “Djajtë e Kuq”.
Faktor tejet i madh në pranimin e ofertës së Manchester United, Eriksen thotë se ka qenë trajneri Erik ten Hag.
Ylli danez sezonin e kaluar ishte pjesë e Brentford ku e ndihmoi të siguronte mbijetesën në PremierLigë. Në të kaluarën ka luajtur për Tottenham dhe Inter, Ajax. /Insajderi/