×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Racizëm dhe sulme ndaj tifozëve, Federata Greke e Futbollit dënohet rëndë nga UEFA pas ndeshjes ndaj Kosovës

    Insajderi
    15 July 2022 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit e Greqisë është dënuar në total me 31 mijë e 750 euro për dështimin në disa pika në ndeshjen ndaj Kosovës.

    Greqia triumfoi 2:0 në shtëpi ndaj Kosovës më 12 qershor, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

    Këto janë vendimet nga Komisioni Displinor i UEFA-s: Federata e Greqisë dënohet me 7,750 euro dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme, për hedhje të objekteve, transmeton gazetaexpress.

    Federata e Greqisë dënohet me 6,000 euro për fishekzjarre.

    Federata e Greqisë dënohet me 8,000 euro për përdorim të laserëve.

    Federata e Greqisë dënohet me 10,000 euro për hyrje në fushë të lojës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark