Para pas çastesh, Paris Saint-Germain e shkarkoi Maurichio Pochettino nga posti i trajnerit.
Derisa paralajmëruar edhe konferencë për shtyp në ora 14:00, klubi parisien konfirmoi se Christophe Galtier do të jetë trajneri i tyre i ri.
Përmes një njoftimi, PSG bëri të ditur se strategu i tyre i ri ka nënshkruar deri në vitin 2023.
Galtier është trajneri i parë francez i klubit parisien që nga Laurent Blanc (2013-2016).
Misioni i tij do të jetë t’i bëjë të lumtur tifozëve të PSG-së, të cilët ishin veçanërisht të zhgënjyer pas eliminimit në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
https://twitter.com/i/broadcasts/1vAGRkwQVeYJl