Aston Villa e ka kompletuar huazimin senzacional të Philippe Coutinhos nga Barcelona.
Ylli i Brazilit është pajtuar të rikthehet në Premierligë deri në fund të këtij edicioni.
Tashmë marrëveshja është kompletuar dhe zyrtarizuar nga klubi anglez.
Kështu, Coutinho do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij te Liverpooli, Steven Gerrard, i cili është momentalisht trajner i klubit anglez.
Gerrard ishte faktori kryesor që bëri ta transferojë Coutinhon pas raporteve të mira mes palëve.