×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zyrtare: Dean Smith emërohet trajner i ri i Norwichit të Milot Rashicës

    Insajderi
    15 November 2021 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi i Norwich Cityt ka njoftuar emërimin e Dean Smithit si trajner të ri të klubit.

    Lajmi është konfirmuar përmes faqes zyrtare të klubit.

    Smithi ka nënshkruar një kontratë prej dy vjetësh e gjysmë dhe do t’i bashkohet në Norfolk ndihmëstrajnerit Craig Shakespeare.

    Së fundi, Smithi ishte trajner i Aston Villas, gjersa ai u shkarkua nga klubi pas rezultateve të dobëta.

    Smithi gëzon një përvojë të madhe në Norwich City.

    Në Aston Villa ai ndihmoi në drejtimin e klubit drejt promovimit nga Championship gjatë sezonit të tij të parë në krye, përpara se të pasonin dy fushata të suksesshme në Premierligë.

    Smithi gjithashtu e drejtoi Villan në finalen e Kupës së Ligës 2019/20, duke humbur përfundimisht nga Manchester City në “Wembley”.

    “Norwich City është klub i madh, me përkrahës të shumtë, të cilët e kuptojnë plotësisht çfarë do të thotë të jesh pjesë e klubit dhe komunitetit të tij”, tha Smithi, transmeton zëri.

    “Unë gjithmonë kam punuar për përmirësimin dhe zhvillimin e lojtarëve dhe me këtë vjen edhe përmirësimi i paraqitjeve, natyrisht”, shtoi ai.

    Norwichi është i fundit në tabelën e Premierligës, pesë pikë larg zonës së mbijetesës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark