Derbi më i madh në Kosovës ai ndërmjet dy skuadrave nga Anamorava, Drita dhe Gjilani do të zhvillohet këtë fundjavë në kuadër të xhiros së gjashtë.
Për shkak të punimeve në stadiumin e qytetit në Gjilan, kjo ndeshje e madhe do të zhvillohet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi i Dritës përmes rrjetit social “Facebook”.
Tashmë gjithçka është vendosur dhe ndeshje luhet të dielën nga ora 15:00, derisa në stadium do të lejohen tifozë vetëm pesë përqind e kapacitetit të stadiumit.