Klubi nga Anamorava SC Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e tyre të fundit, Donjet Shkodrën.
Lojtari dikur kishte luajtur për klube të njohura të Evropës dhe tani do të vazhdojë karrierën e tij te Gjilani.
Tani është bërë zakon që skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi të prezantojë lojtarët në mënyrë të veçantë.
“Po e prezantojmë “bomberin” tonë të ri” – ka shkruar klubi në llogarinë zyrtare në Facebook.
Organizatori 32-vjeçar së fundmi ka luajtur në Kazakistan te FC Zhetysu.
Në karrierën e tij ka lujtur edhe me Shakhtar Karagandyn, Kukësin, Skënderbeun, Flamurtarin e Vlorës, Doinzen, Eendracht Aalst, Ronse, Saint Niklaas, Wielsbeke dhe Waregem.