Skuadra e Ulpianës është bërë me trajner të ri për edicionin e ardhshëm.
Drejtimin e lipjanasve do ta marrë trajneri i njohur, Emin Bajrami.
Lajmi është zyrtarizuar nga klubi i Ulpianës në rrjetin social “Facebook”.
Ndihmës i Bajramit tek Ulpiana do të jetë Visar Bardhi.
Ndryshe, Ulpiana në edicionin 2022/23 do të garojë në Ligën e Parë të futbollit kosovar.