Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi ka nënshkruar me kampionin e Superligës së Turqisë, Trabzonspor, pasi ka kompletuar transferimin nga Levante.
Pas një karriere të bujshme në La Liga me Levanten, Enis Bardhi do të vazhdojë karrierën në futbollin turk.
27-vjeçari i lindur në Shkup ka nënshkruar sot (e enjte) me Trabzonspor një kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Transferimi i Bardhit thuhet se i ka kushtuar kampionit turk tre milionë euro, ndërsa lojtari do ta mbajë veshur fanellën me numër 29.
Njoftimi i transferimit të mesfushorit me tipare sulmuese është konfirmuar nga vet faqet zyrtare të Trabzonsporit.
“Mirësevini në shtëpinë e re Enis Bardhi”, thuhet në njoftimin e klubit turk.
Bardhi thuhet se do të fitojë 1.3 milionë euro në sezon.