Tashmë është zyrtare: Christian Eriksen do të rikthehet që të luajë në fushën e blertë në Premier League.
Mesfushori ka gjetur skuadrën e tij të re në ditën e fundit të merkatos së janarit, pasi ka firmosur me Brentford deri në fund të sezonit aktual.
Pasi prishi me konsensus kontratën me Interin, 29-vjeçari danez do të bëhet lojtari i parë në historinë e kampionatit anglez që do të luajë me defibrilator.