Sulmuesi nga Kosova, Eros Grezda ka nënshkruar kontratë me klubin Manisa Football Club që militon në Ligën e Parë Turke.
Grezda i është bashkuar futbollit turk, pasi ka zyrtarizuar transferimin e tij te Manisa, ekip që transferojë para disa ditësh edhe mbrojtësin David Domgjoni.
Është vet faqja e klubit turk që ka konfirmuar transferimin e Grezdës me anë të një postimi.
“Klubi ynë i futbollit Manisa ka nënshkruar kontratë 1+1 vjeçare me sulmuesin kosovar Eros Grezda”, thuhet në njoftim e klubit turk.
I lumtur me nënshkrimin është shprehur edhe djaloshi nga Gjakova.
“Jam shumë i lumtur që vij në një klub të madh si Manisa Football Club. Jam në një klub të mirë dhe me projekt”.
“Shpresojmë që së bashku ta çojmë Klubin e Futbollit Manisa në Superligë, vendi që e meriton”, ka thënë Grezda pasi nënshkroi kontratën.