Etrit Berisha, do të vijojë karrierën tek Empoli. Portieri i kombëtares ishte së fundmi pjesë e Torinos, por përfundoi jashtë projektit të klubit “Granata” dhe trajnerit Ivan Juric, e në këtë formë zgjidhi një tjetër destinacion për karrierën e tij.
Klubi i Empolit nëpërmjet rrjeteve sociale zyrtarizoi Berishën i cili menjëherë do të vendoset në dispozicion të trajnerit Paolo Zanetti ndërsa portieri i kombëtares firmosi një kontratë njëvjeçare. Vendin e titullarit, Berisha do ta diskutojë me Samuele Parisan duke qenë se Elia Caprile u dëmtua para pak ditësh. 34-vjeçari në skuadrën e re do të gjejë edhe dy futbollistë shqiptarë si Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi.