Klubi nga Drenasi, Feronikeli 74 edhe matematikisht është anëtar i ri i elitës së futbollit kosovar.
Nikli sot mori një pikë në udhëtim tek A&N, duke luajtur pa gola në kuadër të Grupit A, rezultat ky që i siguron skuadrës nga Drenasi inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll.
Nikli kësisoj rikthehet në Superligë pas një viti të kaluar në Ligën e Parë.
Ndërkaq, nga Grupi B në Superligë është rikthyer Fushë Kosova.
Kurse, në barazh do të luajnë Liria dhe Ulpiana, ku fituesi i këtij dueli përballet në barazh me Ferizajn ose Trepçën ’89, cila të përfundon në pozitën e tetë në tabelë.