Tashmë edhe zyrtarisht, kryetari aktual Agim Ademi do të jetë kandidati i vetëm edhe për një mandat tjetër në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.
FFK’ja njoftoi se kandidimi Gramoz Vokrri është refuzuar, pasi nënshkrimet e Prishtinës, Ulpianës dhe Kikës janë jo-valide.
FFK njofton se delegatët nga radhët e Prishtinës, Artan Osmani dhe Rrahman Haradini nuk janë delegatë të ligjshëm dhe të regjistruar në Kuvendin e FFK’së. Ndërsa delegatët Fikret Maçastena dhe Bajram Sherifi.
Ndërsa, lidhur me nënshkrimet e KF Ulpianës, FFK njoftoi se dy nga delegatët, Enver Duriqi dhe Ylli Jashari e kanë mbështetur Agim Ademin për President të FFK’së. Ndërsa, zëvendës presidenti, Bujar Shabani e ka votuar Gramoz Vokrrin.
LRFP ka konstatuar se Bujar nuk është person kompetent për ta bërë caktimin e delegatëve, dhe si të vlefshme i ka marrë nënshkrimet e Enver Duriqitd dhe Ylli Jasharit, transmeton Insporti.
Ndërsa, lidhur me nënshkrimet e FC Kika, komisioni konstatoi se delegate Naim Biçkaj fillimisht me datë 3 mars përmes fletlëshimit të deponuar kishte përkrahur Agim Ademin, kurse në fletlëshimin e radhës, me datë 16 mars, kishte përkrahur Vokrrin. Dhe, kështu nënshkrimet e Biçkaj janë shpallur të pavlefshme.
Ndryshe, Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet më 6 prill.
/Insporti.com