Francisco Rivera nënshkruan zyrtarisht kontratën e re me Llapi deri në vitin 2023.
Mesfushori ofensiv i cili është nga më të vlefshmit në elitën e futbollit kosovar, ka zgjatur duart për një kontratë të re një vjeçare me klubin bardhekaltër.
Rivera është futbollisti kyç në skuadrën nga Zahir Pajaziti, duke ndihmuar llapjanët të arrijnë garat evropiane, dhe të fitojnë Kupën e Kosovës në edicionin 2021/22, duke kontribuar në tetë gola dhe dy asistime në 31 paraqitje.
Ky rinovim me Riveran është i mirëseardhur në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Budućnost Podgoricës që skuadra e Llapit do ta zhvilloi më 14 korrik në Stadiumin “Fadil Vokrri”.