Një tjetër talent shqiptar te Frosinone. Arijon Ibrahimoviç është përforcimi i radhës te klubi italian.
Futbollisti 17-vjeçar ishte pjesë e akademisë së Bayern Munchen, por kërkonte më shumë hapësira. Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, shqiptari dhe skuadra italiane kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe në ditët në vijim pritet vetëm zyrtarizimi.
Sulmuesi konsiderohet një lojtar premtues për të ardhmen, ndërsa vlera e kartonit të tij arrin 1 milion euro. Tek Frosinone, Ibrahimoviç do të gjejë dhe tre shqiptarë të tjerë si Marvin Çuni, Serxhi Kalaj dhe Justin Ferizaj.