×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zyrtare: Kallaku futbollist i Tiranës

    Insajderi
    10 August 2022 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tirana vazhdon të bëjë lëvizje në mer kato dhe ashtu siç ishte paralajmëruar nga “Panorama Sport”, ka gjetur akordin me një lojtar, i cili në edicionin e kaluar ka veshur fanellën e Partizanit. Me bardheblutë në këtë sezon do të aktivizohet mesfushori Sherif Kallaku, i cili vjen përsëri në formë huazimi nga radhët e Lokomotivës së Zagrebit. Mesfushori ishte pjesë e të kuqve në sezonin e kaluar, po në formë huazimi nga kroatët, teksa nisi menjëherë kërkimin për një ekip të ri, pasi skuadra kryeqytetase nuk insistoi shumë për rinovimin e marrëveshjes. Duke parë nevojat e Tiranës për përforcime në mesfushë, afrimi i lojtarit me tipare ofensive, sidomos pas largimit të Totres, dukej lëvizja e duhur për kampionët. Klubi ka zyrtarizuar dje firmën e tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke e bërë fakt të kryer kështu vazhdimin e karrierës së Kallakut në Superiore, ku më parë ka luajtur edhe me Laçin e Teutën.

    Përse vendosët që të firmosnit me Tiranën për një sezonin tjetër në Superiore?

    Duke parë interesimin e Tiranës karshi meje, edhe pse unë isha në kontratë me Lokomotivën e Zagrebit, vendosa të bëj një takim me presidentin. Më bindi projekti i klubit Tirana për të ardhur këtu dhe për të qenë lojtari i tyre në sezonin në vazhdim.

    E keni parë Tiranën në Europë. Keni një opinion për ndeshjet që kanë luajtur bardheblutë?

    Normalisht që ndiej keqardhje për eliminimin, sepse mendoj që cilësia ka qenë për t’u kualifikuar, por gjithsesi ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet dhe tani që jam pjesë e Tiranës nuk duhet të merrem me gabimet.

    Vjet veshët fanellën e Partizanit. Këtë sezon atë të Tiranës. Kjo është një lloj sfide për t’i treguar sezonit tjetër që keni gabuar?

    Jo, nuk besoj që është sfidë. Te Partizani isha në huazim dhe nuk isha lojtari i tyre. Mendoj se tani është radha e Tiranës. Jam profesionist dhe do të jap maksimumin për ekipin që luaj.

    Cilin nga djemtë njihnit në këtë skuadër?

    Pothuajse me të gjithë kam njohje. Kam luajtur me ta në të kaluarën. U ndjeva mjaft mirë në ditën e parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark