×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: KB Trepça njofton se Gençoglu nuk është më trajner i klubit – ja kush do ta drejtoj për ndeshjet ndaj Pejës

    Insajderi
    10 May 2023 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Klubi i basketbollit Trepça ka bërë të ditur se kush do të drejtojë ekipin e tyre pas largimit të trajnerit turk Engin Gençoglu. 

    “Faleminderit Engin Gençoglu! 

    Klubi i basketbollit Trepça njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Engin Gençoglu.

    Skuadrën deri në fund të plejofit e drejton Ilir Selmani, që deri më tani ishte në shtabin teknik.

    Klubi e falënderon Gençoglun për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Bashkë kemi fituar Kupën e Kosovës dhe kemi arritur në finale të plejofit.

    Të gjithë në klub janë të përkushtuar që skuadra të shfaq më të mirën në ndeshjen e nesërme ndaj Pejës”, njofton KB Trepça.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark