Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit eliminatore për këtë muaj nesër në mbrëmje, raporton FrontOnline.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” janë nikoqir të ish-kampionit të Evropës dhe botës, Spanjës.
Ndeshja mes Kosovës dhe “Furisë së Kuqe” do të zhvillohet në kuadër të grupit B eliminator për “Katar 2022” nga ora 20:45.
Për ndeshjen me “Furinë e Kuqe”, Bernard Challandes nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dyshes Lirim Kastrati dhe Besar Halimit, të cilët do të mungojnë për shkak të kartonëve.
Dhe nuk dihet nëse kundër Spanjës do të rikthehen portieri Visar Bekaj i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe sulmuesi Elbasan Rashani që pësoi një lëndim të lehtë në prag të ndeshjes me Greqinë.
Për ta plotësuar këtë hapësirë, Challandes ka ftuar mesfushorin e Dritës, Muharrem Jashari./