Meriton Korenica do ta vazhdojë karrierën në Turqi.
Ai të dielën është prezantuar me fanellën e Manisasporit.
Korenica me Manisasporin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Ballkani do t’i përfitojë 200 mijë euro nga shitja e futbollistit të krahut.
26-vjeçari ishte ndër lojtarët më meritor që Ballkani siguroi dy herë kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.