Rami Hadar do të jetë përzgjedhës i ri i Kombëtares së Kosovës në basketboll.
Tekniku nga Izraeli, i cili me Pejën fitojë titullin e kampionit, të hënën do të prezantohet në krye të ‘Dardanëve’.
Federata e Basketbollit e Kosovës, do të organizojë konferencë për media të hënën nga ora 14:00 në “Four Points by Sheraton Prishtina”.
“Në këtë konferencë do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, si dhe do të shpalosen detaje nga ndeshjet e Dardanëve në parakualifikimet e Eurobasket 2025, ku jemi në grup me Zvicrën dhe Danimarkën. Përzgjedhësi i ri dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu do të nënshkruajnë kontratën për rrugëtimin e Kosovës në garat zyrtare të FIBA-s”, thuhet në njoftimin e FBK-së.