Remzi Ejupi edhe zyrtarisht nuk është më në krye të klubit të futbollit të Prishtinës, shkruan Lajmi.net.. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të bordit të Prishtinës, të mbajtur të enjten, Rrahman Haradini është zgjedhur president i ri i klubit dhe aksionari më i madh.
Ejupi ishte në krye të Prishtinës për gati dy dekada. E mori drejtimin në vitin 2004. Gjatë kësaj periudhe, klubi i Prishtinës ka fituar më së shumti trofe në futbollin kosovar. Por viteve të fundit nuk ka pasur suksese të konsiderueshme.
Edhe grupi i tifozëve, Plisat, qe një kohë të gjatë kanë kërkuar largimin e Ejupit nga udhëheqja e Prishtinës. Ejupi u shpërblye me mirënjohje nga bordi i Prishtinës.