×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Sevilla-s

    Insajderi
    10 October 2023 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Menjëherë pas barazimit ndaj Rayo Vallecano, në “Ramon Sanchez Pizjuan”, bordi i “andaluzianëve” të Sevilla vendosi të shkarkonte teknikun Jose Luis Mendilibar, pavarësisht se nën drejtimin e këtij të fundit, spanjollët triumfuan në finalen e edicionit të kaluar, të Europa League.

    Këtë të martë, Sevilla ka prezantuar dhe teknikun e ri, i cili do të jetë 48-vjeçari uruguajan, Diego Alonso, me këtë të fundit, që ka qenë më herët tekniku i Kombëtares së Uruguajit, gjatë Botërorit të vitit 2022.

    Ndërkaq, përveç Kombëtares së Uruguajit, Alonso ka drejtuar më herët skuadrat e Inter Miami në SHBA, Monterrey dhe Pachuca meksikane, Olimpia dhe Guarani paraguajane dhe Penarol uruguajan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark