Llapi e ka kompletuar transferimin e sulmuesit ganez, Abedel Latif Amadu.
Përmes rrjetit social “Facebook”, klubi nga Podujeva ka zyrtarizuar ardhjen e Amadus në një kontratë gjashtë mujore.
Madje, futbollisti e ka edhe opsionin e rinovimit pas përfundimit të edicionit.
Latif shkëlqimin më të madh në karrierë e ka pasur te skuadra shqiptare, Teuta, me të cilën ishte paraqitur në 66 ndeshje zyrtare(63 kampionat/3 kupë) dhe kishte realizuar 19 gola.