FC Malisheva ka shkarkuar trajnerin Arsim Thaçi nga detyra e trajnerit të skuadrës së parë, raporton Insajderi.org.
Klubi këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate të publikuar në rrjetin social Facebook.
Në këtë komunikate thuhet se klubi ka liruar nga detyra trajnerin Thaçi, pas rezultateve jo të mira këtë sezon dhe se e kanë falënderuar për punën e tij gjatë kohës së tij si trajner i klubit.
Malisheva të mërkurën (dje) pësoi humbjen e radhës në Superligë nga FC Prishtina me rezultat 4:1.
Pas 6 ndeshjeve të zhvilluara në këtë sezon, Malisheva renditet në pozitën e gjashtë me shtatë pikë.
Arsim Thaçi bëhet trajneri i parë këtë sezon që shkarkohet në Superligë. /Insajderi/