Ndeshja e Ligës Unike të basketbollit mes Golden Eagle Yllit dhe Tiranës, e paraparë të zhvillohet të mërkurën, nuk do të luhet.
Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e klubit suharekas në rrjetet sociale.
Klubi suharekas ka bërë të ditur se ndeshja nuk do të zhvillohet për shkaqe organizative.
“Ju njoftojmë se ndeshja e paraparë për nesër kundër KB Tirana në Ligën Unike për shkaqe organizative nuk do të zhvillohet”, thuhet në njoftim.