Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka shtuar edhe një përforcim për pjesën ofensive. Ekipi nga Suhareka të martën ka bërë të ditur se Bernard Karrica do të jetë pjesë e klubit.
Detajet e marrëveshjes nuk janë publikuar, por Karrica do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. 22-vjeçari ka qenë pjesë e Përfaqësueses U21 të Shqipërisë, ndërsa në nivel klubesh, ka luajtur në Kroaci për Rijekën e Dinamo Zagrebin.
“Me kënaqësi njoftojmë të gjithë dashamirët tanë se skuadrës kampione i bashkohet edhe Bernard Karrica. Klubi i dëshiron Karricës suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ballkanit. /Koha/