×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Pas më shumë se 15 vitesh, Silva rikthehet te Fluminense

    Insajderi
    07 May 2024 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Thiago Silva është rikthyer zyrtarisht te Fluminense pas aventurës së Chelsea. Klubi njoftoi nënshkrimin e mbrojtësit të martën për një kontratë dyvjeçare.

    “Lojtari do të zbarkojë në Rio de Janeiro për t’u bashkuar me skuadrën e drejtuar nga trajneri Fernando Diniz pas rreth një muaji, pas përfundimit të kontratës së tij me Chelsean në Angli, dhe të përfundojë procedurat për lëvizjen e tij. Mbrojtësi nuk do të jetë në gjendje të luajë për klubin deri më 10 korrik, kur hapet afati i transferimeve ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Fluminense.

    Silva luajti për ekipin gjatë viteve 2006-2008. Mbrojtësi fitoi titullin e Copa do Brasil në 2007 dhe përfundoi si nënkampion në Libertadores në 2008, përpara se të shkonte në Evropë.

    “Mezi pres të zbarkoj në Rio në mënyrë që të fillojmë punën dhe të ndihmojmë në fushë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ishte një vendim i vështirë nga ana e familjes sime. Po i lë këtu (në Londër) për një kohë”, deklaroi Silva në një transmetim live në Instagramin e Fluminense, tashmë i veshur me fanellën trengjyrësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark