×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Prekazi dhe Zeka ndajnë rrugët me SC Gjilanin

    Insajderi
    01 August 2023 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi Arbër Prekazi dhe sulmuesi Mevlan Zeka nuk janë më pjesë e skuadrës së Gjilanit.

    Prekazi nëpërmjet një postimi në Facebook të martën, ka falënderuar klubin dhe tifozët për dy vitet e kaluara te Gjilani. Ai ka thënë se së shpejti, do të bëjë të ditur ekipin e ri, të cilit do t’i bashkohet për edicionin 2023/24.

    Prekazi në verën e vitit 2021 iu bashkua Gjilanit, ekip për të cilin regjistroi mbi 60 paraqitje në të gjitha garat.

    Ai karrierë në Kosovë, ka bërë edhe te Ballkani, Feronikeli, Besa e Hajvalia.

    Postim të ngjashëm ka bërë edhe sulmuesi Zeka. Ai në Facebook ka falënderuar të gjithë tifozët dhe drejtuesit e Gjilanit.

    Prekazi e Zeka janë vetëm disa prej lojtarëve që ditët e fundit kanë marrë vendim të largohen nga Gjilani. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark