Trajneri aktual i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick do ta nis një aventurë të re nga edicioni i ardhshëm.
Gjermani do ta marrë drejtimin e Kombëtares së Austrisë nga fundi i muajit maj.
Lajmi është konfirmuar nga klubi i Man Unitedit në rrjetet sociale.
Por, 63-vjeçari do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit anglez në rolin e këshilltarit.
ndryshe, vendin e Rangnick te “Djajtë e Kuq” do ta marrë zyrtarisht Erik ten Hag nga edicioni i ri