Skuadra e Barcelonës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Leeds për transferimin e sulmuesit brazilian, Raphinha.
Transferimi i Raphinhas i ka kushtuar Barcelonës rreth 65 milionë euro, ndërsa mund të paguaj edhe rreth 12 milionë euro shtesë bonuse.
25-vjeçare ka arritur marrëveshje me katalunasit deri në vitin 2027, ndërsa pritet ta nënshkruajë kontratën ditëve në vazhdim.
Ai do ti nënshtrohet kontrolleve mjekësore gjatë këtyre ditëve ku më pas do të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit.
Anësori fillimisht iu bashkua Leeds-it në vitin 2020 pasi shpërtheu me skuadrën franceze Rennes në 2019-2020.
Ai bëri gjithsej 67 paraqitje për klubin, duke shënuar 17 gola gjatë kohës së tij në Angli.
Në garë për Raphinihan ishte edhe Chelsea, por blaugranët triumfuan në fund.